Klubi gjerman tallet keq me Granit Xhakën

  • S.A /
  • 07 December 2020 - 15:21
Klubi gjerman tallet keq me Granit Xhakën

Klubi gjerman tallet keq me Granit Xhakën

Klubi i Bundesligës gjermane, Augsburg, e ka tallur keq mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, pas paraqitjes së tij të dobët në derbin e Londrës veriore kundër Tottenhamit.

Përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës ishte ndër lojtarët më paraqitjen më të dobët në humbjen e Arsenalit 2:0 kundër Tottenhamit të dielën në Premierligë.

Një përdorues i rrjetit social Tëitter, e krahasoi nivelin e Xhakës me nivelin e klubit gjerman Augsburg.

“Niveli i Xhakës është Augsburgu”, shkroi ai.

Dhe klubi gjerman – i cili renditet në vendin e 10-të në Bundesligë – nuk u durua pa dhënë një përgjigje ekipe.

“Kini respekt për ne”, shkroi Augsburg.

Ky reagim i mori më shumë se 140 mijë pëlqime dhe shumë shpejt e bëri xhiron e botës në Twitter.

Xhaka ishte cak i kritikave të ashpra edhe nga ekspertët e futbollit në Angli.

Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Liverpoolit, Graeme Souness, e kritikoi Xhakën se dështoi ta mbulonte mungesën e Thomas Partey, i cili u lëndua, gjatë kundërsulmit nga i cili Tottenhami e shënoi golin e dytë.

“Lojtarët e mëdhenj, liderët, nuk lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë në fushën e futbollit”, tha Souness, ekspert i Sky Sports.

“Mesfushor qendror, apo mesfushor mbrojtës – nuk e di se çfarë është Xhaka, janë bërë gjashtë apo shtatë vjet dhe nuk e kam të qartë se çfarë roli luan ai”, shtoi ai.

Xhaka mori kritika edhe nga legjenda e Manchester United, Gary Neville, për shkak të kartonit të panevojshëm që e mori një çerek para fundit të lojës kur ndërhy ashpër ndaj Son.

“Kjo është çmenduri. Gjëja e fundit që të duhet nëse je lojtar i Arsenalit në këtë çast është të ndalet loja”, tha Neville.

“Son nuk po shkonte askund. Nga ajo pozitë ai nuk mund të krijojë kundërsulm dhe ndërhyrja (e Xhakës) vetëm sa e vonoi lojën për 40 sekonda më shumë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )