Barça me postim interesant për Messin dhe Ronaldon që kurrë s’e kishte bërë sa ishte në Real!

  • A.P /
  • 07 December 2020 - 17:42
Barça me postim interesant për Messin dhe Ronaldon që kurrë s’e kishte bërë sa ishte në Real!

Sa ishte në Real Madridi, Cristiano Ronaldon e shihni si rivalin më të madh dhe ishte rivali më i madh i Lionel Messit në luftën për çdo çmim, çdo trofe, çdo gol, çdo lojë që luanin.

Dhe natyrisht ata hezitonin që ta pranonin nëpër postime të ndryshme se sa është Messi i madh dhe sa shumë i ka dhënë futbollit në këto vite, i ka dhënë edhe Cristiano Ronaldo.

Sido që të jetë, tani është tjetër histori, tani CR7 është pjesë e Juventusit dhe siç duket Barcelona nuk e ka problem ta pranojë se sa i madh është Ronaldo.

Para ndeshjes të martën në “Camp Nou”, Barça ka postuar një foto të tyre në ‘Twitter’ dhe ka shkruar “Histori”.

(Kosova Sot Online)