Raiola zbulon destinancionin e mundshëm të Pogbas

  • S.A /
  • 08 December 2020 - 10:32
Raiola zbulon destinancionin e mundshëm të Pogbas

Agjenti i mesfushorit të Francës tregoi se klienti i tij dëshiron të largohet nga Old Trafford dhe ka hapur rrugën drejt një ribashkim të mundshëm në Torino.

Paul Pogba mund të kthehet te kampioni i Serie A, Juventus, pasi është i pakënaqur në Manchester United. 

Përfaqësuesi i Pogbas, Raiola tha se koha e mesfushorit në United ka mbaruar dhe se ai mund të ribashkohet me zonjën e vjetër.

“Ndoshta Juventusi mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Pse jo?”, u deklarua Raiola.

“Ndër të tjera, marrëdhënia me klubin dhe me ish-shokët e tij të skuadrës është e shkëlqyeshme. Në kohën e COVID, jo shumë skuadra kanë mundësi të blejnë Paul. Gjëja e rëndësishme është ta dëshironi atë.”

“Paul është i pakënaqur me Manchester United pasi ai nuk është më në gjendje të shprehet në mënyrën që do të dëshironte dhe ashtu siç pritet”, tha Raiola.

“Paul ka nevojë për një ekip të ri, një ndryshim të ajrit.”

Pogba ka 13 paraqitje për United në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar dy herë.

(Kosova Sot Online )