Mbappe dëshiron të luajë për Real Madridin, sipas ish-sulmuesit madrilen

  • S.A /
  • 08 December 2020 - 11:24
Mbappe dëshiron të luajë për Real Madridin, sipas ish-sulmuesit madrilen

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka dëshirë të luajë për kampionin e La Ligës, Real Madrid, sipas ish-sulmuesit, Davor Suker.

PSG-ja po kërkon ta zgjasë kontratën e Mbappes përtej sezonit 2021-22 në kryeqytetin francez.

Suker, i cili tani është president i Federatës Kroate të Futbollit, i kaloi tri vjet në Madrid, ku fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve midis viteve 1996 dhe 1999, foli për mundësinë e kalimit të Mbappes në Santiago Bernabeu.

“Tani ka shumë para në futboll, por nëse nuk ka uri lojtari nuk do të ketë sukses,” tha Suker.

“Ju duhet të kërkoni një lojtar që është i uritur dhe unë mendoj se Kylian Mbappe e ka atë dëshirë të nevojshme për të luajtur për Real Madrid.”

Mbappe dhe PSG-ja janë aktualisht në diskutime mbi një kontratë të re për superyllin francez.

Goli i Mbappe kundër Montpellier të shtunën ishte i 100-ti për PSG-në, të cilit ai iu bashkua nga rivalët e tij vendas Monaco në gusht të 2017.

(Kosova Sot Online )