Pjanic: Ronaldo gjithmonë i përgatitur dhe i vëmendshëm, Messi gjeni

  • S.A /
  • 08 December 2020 - 15:52
Pjanic: Ronaldo gjithmonë i përgatitur dhe i vëmendshëm, Messi gjeni

Ish-mesfushori i Juventusit dhe mesfushori i tanishëm i Barcelonës, Miralem Pjanic, këmbëngul se për Cristiano Ronaldon mund të thotë vetëm fjalë të mira, por nënvizon se Lionel Messi është jashtëtokësor.

Pjanic iu bashkua Barcelonës nga Juventusi verën e kaluar, në një marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melon.

Duke folur para ndeshjes së sotme mes Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve, Pjanic e diskutoi edhe duelin e shumëpritur mes Messit dhe Ronaldos.

“Për Ronaldon kam vetëm fjalë të mira, si person dhe mbi të gjitha si atlet”, tha Pjanic.

“Ai është shumë i përgatitur dhe i kujdesshëm ndaj çdo hollësie”, shtoi ai.

Në lidhje me Messin, mesfushori boshnjak deklaroi: “Messi është jashtëtokësor. Sa herë që kam luajtur kundër tij, ka qenë e vështirë, gati e pamundur ta ndalesh dhe tani që luaj përkrah tij, e kuptoj se ai është fenomen”.

“Çdo herë që ai e ka topin, diçka ndodh. Qoftë gol apo asist. Ai është gjeni”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )