Skandal në ndeshjen PSG-Basaksehir, arbitri i katërt fyen me baza racore Demba Ba

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 21:51
Skandal në ndeshjen PSG-Basaksehir, arbitri i katërt fyen me baza racore Demba Ba

Ndeshja në mes të Paris Saint-Germain-Instanbull Basaksehir është ndërprerë pasi që zyrtari i katërt i kësaj ndeshje ka fyer në baza racore asistentin e trajnerit të Basaksehir, Demba Ba

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 15-të pasi që gjyqtari i katërt, rumuni Sebastian Colëescu i tha, “Ai djali i zi”, duke bërë kështu fyrje në baza racore.

Ngjarja ka ndodhur kur zyrtari i katërt i ndeshjes i ka thënë arbitrit kryesor se “ai djali i zi” gjë që ka shkaktuar reagimin e Demba Ba-së i cili i thotë atij pse “e keni quajtur kështu”.

Rumuni tenton që të arsyetohet duke thënë se kështu është gjuha e tyre rumune.

Pas kësaj fyerje lojtarët e Instanbull Basaksehir janë nisur në drejtim të zhveshtores.

Shembullin e tyre e kanë ndjekur edhe lojtarët e PSG të cilët po ashtu janë nisur në drejtim të zhveshtores.

Për momentin UEFA në transmetim ka shkruar se ndeshja në mes të këtyre dy skuadrave është suspenduar, derisa Sebastian Ëebo që është asistent i trajnerit të skuadrës turke, Okan Burak. 

(Kosova Sot Online)