Chelsea e Sevilla vazhdojnë në Ligën e Kampionëve, Krasnobar në Europa Ligë

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 23:14
Chelsea e Sevilla vazhdojnë në Ligën e Kampionëve, Krasnobar në Europa Ligë

Chelsea ka barazuar me rezultat 1-1 kundër Krasnobarit në Stamford Bridge duke e konfirmuar vetën si të parin në grup me 14 pikë.

Fitore ka shënuar edhe Sevilla që ka mposhtur në Francë, Rennes (1-3) për të vazhduar kështu në Ligën e Kampionëve nga vendi i dytë. Krasnobar do të vazhdon aventurën në Europa Ligë kurse nga garat europiane është eliminuar Rennes

Chelsea-Kranobar 1-1

Chelsea ka fituar Grupin E të Ligës së Kampionëve duke u kualifikuar në 1/8-ën e finales si e para në grup. Megjithatë, sonte ata kanë barazuar me Krasnobarin në Londër 1-1, një barazim në një ndeshje sa për statistika të këtyre dy skuadrave. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Të parët që shënuan ishin Krasnobar në minutën e 24-të me Cabella kurse golin i barazimit u shënua nga penalltia nga Jorginho. Chelsea e fiton Grupin E të Ligës së Kampionëve në vendin e parë me 14 pikë.

Rennes-Sevilla 1-3

Sevilla e ka mposhtur në anën tjetër skuadrën e Rennes në Francë me rezultat 1-3. Sevilla shënoi dy gola në pjesën e parë. Goli i parë erdhi në minutën e 32-të dhe atë e shënoi Kounde kurse goli i dytë erdhi nga En Nesyri në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. En Nesyri do të shënonte gol edhe në pjesën e dytë në minutën e 80-të kurse Rennes golin e vetëm e shënoi në minutën e 86-të te ndeshjes. Në fund Sevilla është kualifikuar për në 1/8 e finales se Ligës së Kampionëve kurse Rennes janë eliminuar nga garat europiane pasi që kanë përfunduar në vendin e fundit.

(Kosova Sot Online)