Talenti i Dortmundit bëhet lojtari më i ri në moshë në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 09 December 2020 - 09:42
Talenti i Dortmundit bëhet lojtari më i ri në moshë në Ligën e Kampionëve

Talenti i Dortmundit bëhet lojtari më i ri në moshë në Ligën e Kampionëve

Talenti i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko, është bërë lojtari më i ri që paraqitet në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, në triumfin e skuadrës së vet kundër Zenit St Petersburg i cili ia siguroi vendin e parë në Grupin F.

Sulmuesi, i cili i ka 16 vjet e 18 ditë, u fut në lojë në pjesën e dytë në ndeshjen e zhvilluar të martën në Rusi.

Dortmundi u gjet në disavantazh të një goli kur Sebastian Driussi shënoi për skuadrën ruse, por ia doli ta përmbysë rezultatin falë golave nga  Lukasz Piszczek dhe Axel Witsel.

Me këtë fitore, Dortmundi e mbyll grupin në vendin e parë, ndërsa Lazio i bashkohet atij në rundin e 16 më të mirëve nga pozita e dytë.

Lojtari më i ri në moshë që ishte paraqitur në Ligën e Kampionëve deri tani ishte Celestine Babayaro i Anderlechtit, i cili i kishte 16 vjet e 87 ditë kur kishte luajtur dhe ishte përjashtuar nga loja kundër Steaua Bucharest në vitin 1994.

Së fundmi, Moukoko u bë edhe lojtari më i ri në moshë në historinë e Bundesligës, po ashtu. 

(Kosova Sot Online )