Reagimi emocionues i Messit rreth lajmit për vdekjen e ish-trajnerit të Argjentinës

  • S.A /
  • 09 December 2020 - 10:00
Reagimi emocionues i Messit rreth lajmit për vdekjen e ish-trajnerit të Argjentinës

Reagimi emocionues i Messit rreth lajmit për vdekjen e ish-trajnerit të Argjentinës

Lionel Messi e ka nderuar Alejandro Sabella, i cili vdiq dje, duke thënë se ish-trajneri i Argjentinës ishte më meritori pse ai ishte shumë i frymëzuar për të luajtur mirë para dhe gjatë Kupës së Botës 2014.

Sabella vdiq në spital në moshën 66-vjeçare të martën, pas gati dy javëve betejë me një problem në zemër.

Si lojtar i klubeve si River Plate, Sheffield United, Leeds United dhe Estudiantes dhe më vonë si trajner, Sabella u bë njëri prej njerëzve më të respektuar në Argjentinë për shkak të personalitetit modest dhe taktikave të afta dhe të guximshme.

Ai njihej më së miri për dërgimin e Argjentinës dhe Messit në finale të Kupës së Botës në Brazil para gjashtë vjetëve.

Argjentina e kishte humbur finalen në kohën shtesë, kur Mario Gotze kishte shënuar për Gjermaninë, për t’ua shuar ëndrrat argjentinasve.

Messi e nderoi atë me një shkrim në rrjetet sociale, duke thënë: “Ka qenë kënaqësi të ndaja aq shumë me ju”.

“Alejandro ishte njeri i madh, përveç se ishte një profesionit shembullor i cili ma ndryshoi karrierën dhe më ndihmoi të mësoj shumë”, shkroi Messi në Instagram.

“Së bashku ne i shijuam disa prej kujtimeve të mia më të mira në futboll gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës dhe gjatë vetë Kupës së Botës. Ngushëllime familjes dhe miqve të tij”.

(Kosova Sot Online )