Mich Schumacher thotë se s’e ndien presionin e Formula 1

  • G.G /
  • 09 December 2020 - 16:14
Mich Schumacher thotë se s’e ndien presionin e Formula 1

Pasi triumfoi këtë vit në botërorin e Formula 2, piloti 21-vjeçar gjerman Mick Schumacher do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 1 me makinën Haas.

Ai është djali i legjendës Michael Schumacher, 7 herë kampion bote në F1, ndaj prania në pistë e Mick shihet me shumë kureshtje nga të gjithë.

Në një intervistë për “Bild”, Mick Schumacher tha: “E di që ndaj meje do të ketë shumë presion, por nuk e vë re shumë këtë gjë. E dua këtë sport, e pëlqej atë që bëj, ndaj e shoh të lehtë të punoj dhe të realizoj ëndrrat e mia.”

Piloti i ri gjerman u shpreh se gjatë këtyre muajve do t’i rishikojë të gjitha garat që ka zhvilluar babai i tij, si një pjesë e përgatitjes për debutimin në Formula 1.

“Mendoj se të shohësh garat e vjetra ka kuptim edhe pse ky sport është zhvilluar shumë. Unë nuk do të shoh vetëm ato të babait tim, por edhe ato të viteve të fundit”, tha Mick Schumacher.

(Kosova Sot Online)