Fitojnë Drita, Prishtina dhe Feronikeli, vazhdon forma e dobët e Gjilanit dhe Drenicës

  • G.G /
  • 09 December 2020 - 16:17
Fitojnë Drita, Prishtina dhe Feronikeli, vazhdon forma e dobët e Gjilanit dhe Drenicës

Drita e ka mundur Drenicën duke e vazhduar formën e lartë, ndërkohë që Prishtina dhe Feronikeli e kanë rigjetur rrugën e fitores, duke e mposhtur Gjilanin dhe Besën, përkatësisht, në ndeshjet e mesjavës në Superligë.

Gjilani 0:3 Prishtina

Prishtina e ka mundur bindshëm 3:0 Gjilanin në ndeshjen kryesore të javës së 17-të të Superligës të mërkurën, duke e rikthyer te fitorja pas barazimit me Feronikelin në ndeshjen e kaluar.

Bardhekaltrit kaluan në epërsi falë autogolit të Ylber Kastratit kah fundi i pjesës së parë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Leutrim Kryeziu e dyfishoi epërsinë e Prishtinës në minutën e fundit të pjesës së parë, para se Mankenda të shënonte për 3:0 nga penalltia në pjesën e dytë.

Kjo ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për klubit nga kryeqyteti, falë të cilës ai mbledh 28 pikë në vendin e tretë, 11 më pak se lideri Drita.

Ndërkohë, Gjilani është futur në krizë pasi u mposht për herë të katërt rresht dhe bie në pozitën e pestë me 23 pikë të mbledhura, aq sa ka Feronikeli në vendin e katërt.

Drenica 0:3 Drita

Drita e mundi Drenicën me lehtësi për ta regjistruar fitoren e katërt radhazi, në përpjekje për ta mbrojtur titullin në Superligë.

Almir Ajzeraj shënoi në sekondat e fundit pjesës së parë, për ta kaluar Dritën në epërsi në Skenderaj.

Gjilanasit e dyfishuan epërsinë menjëherë në fillim të pjesës së dytë, kur shënoi Fidan Gerbeshi.

Betim Haxhimusa e vulosi fitoren e kampiones në fuqi në minutën e 90-të.

Falë këtij triumfi, Drita vazhdon të jetë lider dhe tani ka katër pikë epërsi ndaj rivalit për titull, Ballkanit, i cili ndeshjen e kësaj jave e zhvillon nesër.

Kjo ishte humbja e pestë radhazi për Drenicën, e cila bie në pozitën e tetë me vetëm 18 pikë, katër më pak se zona e rënies nga liga.

Feronikeli 3:0 Besa

Edhe Feronikeli arriti fitore me rezultat të thellë 3:0 kundër Besës, duke e rigjetur rrugën e fitores, pas barazimit me Prishtinën në ndeshjen e kaluar.

Adem Maliqi, Argjend Malaj dhe Simonovski i shënuan golat e triumfit për Niklin në Stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas.

(Kosova Sot Online)