Real Madridi ndeshje “ja sot ja kurrë” kundër Monchengladbach sonte

  • A.P /
  • 09 December 2020 - 20:19
Real Madridi ndeshje “ja sot ja kurrë” kundër Monchengladbach sonte

Real Madridi luan sonte ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Monchengladbach në Alfredo Di Stefano 

Real Madridi mund të eliminohet sonte nga Liga e Kampionëve në rast se barazon apo humbet kundër Borussia Monchengladbach.

Në fakt Real Madrid do të mund të kalonte tutje edhe me një barazim në rast se Interi e mund në Milano sonte Shakhtar Donetskin. Në këtë rast edhe pse Interi do të barazohej me pikë me Realin, prapë do të eliminohej nga Liga e Kampionëve për shkak të ndeshjeve direkte që ka me Realin e që i ka humbur të dyja.

Kështu Zidane sonte ka startuar me formacion sulmues 4-3-3 me Benzeman që i prin sulmit, e ku krah tij do t’i këtë të rinjtë, Rodrygo e Vinicius Junior. 

Image

(Kosova Sot Online)