City, ndeshje për statistika sontë në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 09 December 2020 - 20:34
City, ndeshje për statistika sontë në Ligën e Kampionëve

Manchester City pret sonte në Etihad Stadium skuadrën e Marseille

City tashmë e ka siguruar kualifikimin si e para në Grupin C dhe ka 13 pikë, derisa atë do ta përcjell Porto që ka 10 pikë dhe është në vendin e dytë.

Ndeshja e sotme kundër Marseille është më shumë për statistika pasi që kjo skuadër ka 3 pikë dhe gjendet në vendin e fundit të Grupit C.

Por, Marseille do të mund të kualifikohet në Europa Ligë, në rast se nxjerr barazim dhe Porto mund Olympiacosin në Athinë.

Pep Guardiola megjithatë nuk ka bërë shumë rotacion në ekip duke futur lojtarë të mirë të formacionit të tij si: Mahrez, Ferran Torres dhe Bernardo Silva. 

(Kosova Sot Online)