Zidane i gëzohet rezultatit: Kjo ishte ndeshja më e mirë e Real Madridit këtë sezon

  • S.A /
  • 10 December 2020 - 10:14
Zidane i gëzohet rezultatit: Kjo ishte ndeshja më e mirë e Real Madridit këtë sezon

Zinedine Zidane nuk ka mundur ta fshehë lumturinë pas skuadra e tij Real Madrid e siguroi një vend në rundin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pas fitores 2:0 kundër Borussia Monchengladbach të mërkurën.

Real Madridi ka mundur të eliminohej nga Liga e Kampionëve, apo të përfundonte në vendin e dytë, por tri pikët e fituara ndaj klubit gjerman ia siguruan pozitën e parë në grup.

Duke folur në një konferencë për media pas ndeshjes, trajneri francez tha qëllimi i skuadrës së tij ishte vendi i parë në grup.

“Synimi ishte të përfundonim në vendin e parë. Ne luajtëm në mënyrë spektakolare nga minuta e parë deri në të fundit”, tha Zidane pas ndeshjes.

“E menaxhuam ndeshjen shumë mirë. Mendoj se ishte ndeshja jonë më e kompletuar këtë sezon dhe patjetër më e mira”, shtoi ai.

((Kosova Sot Online )