Bayerni nuk ka nevojë për Haalandin… e kemi Lewandowskin

  • A.P /
  • 10 December 2020 - 17:12
Bayerni nuk ka nevojë për Haalandin… e kemi Lewandowskin

Bayerni s’po mendon për Haalandin që e duan City, Reali, Barça, Juve, United e shumë klube tjera…

Presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se Earling Haaland nuk është objektiv i tyre.

Sulmuesi i Borussia Dortmund është një lojtar premtues, por Rummenigge thotë se aq që po mendojnë për atë, derisa e kanë Robert Lewandowskin.

Në një intervistë të gjatë për Tuttosport ai tha: “Nuk kemi nevojë për Haalandin, e kemi Lewandowski, por ai është bishë, po shënon shumë gola dhe meriton çmimin Golden Boy”, u shpreh Rummenigge.

Haaland deri më tani këtë sezon numëron 17 gola në 14 paraqitje në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online)