Lirim Kastrati shënon në fitoren e Dinamo Zagrebit

  • A.P /
  • 10 December 2020 - 23:10
Lirim Kastrati shënon në fitoren e Dinamo Zagrebit

Dinamo e Zagrebit e ka mposhtur me rezultat 3-1 skuadrën e Skuadrës së CSKA Moska. Në këtë ndeshje ka shënuar edhe sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati në minutën e 75-të. Dinamo është kualifikuar si e para në grupin K

Dinamo e Lirim Kastratit është kualifikuar sonte si lidere e Grupit K në Europa Ligë, derisa ka mposhtur CSKA Moskën sonte në Zagreb duke arritur në kuotën e 14 pikëve.

Kastrati startoi në këtë ndeshje që nga fillimi dhe Dinamo e nisi shumë mirë këtë ndeshje.

Goli i parë u shënua në minutën e 28 dhe erdhi pas një ndërprerje ku shënoi Gvardiol.

Në pjesën e parë, Dinamo do të shënonte edhe një gol në minutën e 41-të me Orsic.

Dinamo e shënoi golin e tretë dhe në këtë rast koha ishte për Lirim Kastratin.

Goli erdhi pas një kundërsulmi të Dinamos ku përpara doli Kastrati pasi që mori një top të mirë nga Majer dhe shënon në minutën e 75-të.

Dy minuta më vonë rusët arrin që të shënojnë gol me Bistrovicin.

Pas kësaj fitoreje, Dinamo kualifikohet si e para në Grupin K, kurse nga vendi i dytë ka arritur të kualifikohet Wolfsberger AC, pasi arriti ta mposht Feynordin me rezultat 1-0.

(Kosova Sot Online)