Spurs fiton dhe kualifikohet si lider në fazën tjetër të Europa Ligë

  • A.P /
  • 10 December 2020 - 23:30
Spurs fiton dhe kualifikohet si lider në fazën tjetër të Europa Ligë

Tottenham Hotspur e ka mundur me rezultat 2-0 Royal Antwerpin, për ta fituar kështu Grupin J të Europa Ligës.  Royal Antwerp  rezistoi pjesën e parë, por në pjesën e dytë Tottenham arriti që ta mund këtë skuadër dhe kështu të prin për një pikë më shumë sesa skuadra belge

Tottenham Hotspur ka arritur që ta mund skuadrën e Royal Antwerp  me rezultat 2-0 sonte në Londër.

Skuadra e Jose Mourinhos nuk arriti që të shënoi në pjesën e parë, edhe pse e dominuan takimin.

Golat erdhën në pjesën e dytë.

Fillimisht në minutën e 56-të shënon Carlos Vinicious.

Goli i dytë për Tottenhamin erdhi në minutën e 71-të dhe atë e shënoi Lo Celso.

Kështu Tottenham fiton Grupin J të Europa Ligës, kurse Royal Antwerp  është e dyta me 12 pikë.

(Kosova Sot Online)