Tjetër triumf i Fernandes, shumë afër rekordit të Ronaldos

  • G.G /
  • 11 December 2020 - 16:56
Tjetër triumf i Fernandes, shumë afër rekordit të Ronaldos

Fernandes edhe një hap më afër rekordit të Ronaldos në Man United.

Bruno Fernandes, që nga transferimi i tij te skuadra angleze, Manchester United, ka arritur që brenda 11 muajsh të fitojë tri herë çmimin lojtari i muajit, duke mbetur vetëm një larg rekordit të Cristiano Ronaldos.

Gjatë magjisë së tij në futbollin anglez, Ronaldo fitoi katër herë çmimin lojtari i muajit me fanellën e Man United, që do të thotë se Fernandes po i afrohet me shpejtësi rekordit të portugezit.

Fernandes po konsiderohet si një ndër blerjet më të mira të Man United.

Në dhjetë paraqitjet e tij në Premierligë këtë sezon deri më tani, Fernandes ka shtatë gola dhe katër asistime.

26-vjeçari po grumbullon shifra të mrekullueshme për “Djajtë e Kuq”, dhe megjithëse United nuk arriti të kalonte në fazën e radhës të Ligës së Kampionëve, ai e mbylli për këtë vit aventurën në Champions me katër gola dhe një asist në gjashtë ndeshje.

Në total Fernandes ka bërë deri më tani 39 ndeshje për Manchester Unitedin, ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.

(Kosova Sot Online)