Simeone admiron mënyrën se si luan rivali i qytetit dhe fiton trofe

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 21:00
Simeone admiron mënyrën se si luan rivali i qytetit dhe fiton trofe

Diego Simeone ka shprehur respektin e tij për Real Madridin para ndeshjes së Atletico Madridit kundër Los Blancos në stadiumin Alfredo Di Stefano të shtunën

Trajneri argjentinas ka theksuar se skuadra e Zinedine Zidane ka një përzierje të madhe me veteranë dhe lojtarë të ri në sulm.

“Derbi është një ndeshje e bukur me futbollistë fantastik në të dyja skuadrat”, tha Simeone në konferencën për shtyp të mbajtur para derbit.

“Real Madridi ka garuar për kaq shumë vite me futbollistë të cilët ende mbahen pavarësisht moshës së tyre dhe ata opo garojnë edhe me futbollistë të ri në sulm gjë që është për t’u admiruar, pavarësisht rivalitetit historik që ne kemi me ta”.

“Ne do të luajmë ndeshjen dhe do të shikojmë ku ti godasim ata”.

Pas ishin kritikuar për mposhtjen e tyre nga Cadizi dhe Shakhtar Donetsk, Real Madridi u kthyen me dy fitore rresht kundër Sevillas dhe Borussia Monchengladbach dhe Simeone beson se rivalët e tyre e kanë ri zbuluar formën e tyre të mirë.

 

“Real Madridi është përmirësuar shumë në ndeshjet e fundit”, shtoi Simeone.

“Ata kishin një ndeshje të mirë në Seville, ata janë përmirësuar shumë në mbrojtje, ata përpiqen që të bëjnë presion në zonat e thella dhe pastaj rikthehen për t’u mbrojtur bashkë dhe marrin avantazh në ndeshje me shpejtësinë e tyre, veçanërisht kur luan Rodrygo dhe Vinicius.

“Kur luajnë Lucas Vazques dhe Marco Asensio, kemi një lojë ndryshe”.

“Ne po e shohim këtë rrijte në cilësi, e cila u pa shumë në ndeshjen e fundit. Nga gjërat që rivalët tonë na i kanë treguar, ne do të bëjmë më të mirë dhe atë çfarë ne besojmë se është e mirë për ne”.

Zidane mendons e Atletico janë favorit për titull, por Simeone i është shmangur komentimeve të tij duke thënë.

“Zidane transmeton siguri dshe besim, pasi që ai ishte një futbollist që ka fituar dhe mandej është një trajner që ka fituar po ashtu shumë trofe”, u përgjigj Siemeone kur është pyetur për francezin.

“Është një vend i privilegjuar për pak njerëz dhe ai e di si të qëndrojë në këmbë. Zakonisht nuk i komentoj opinionet e kolegëve. Çdo herë ka një opinion që formohet nga zhvillimi i ndeshjeve dhe ai e kupton atë. I respektoj të gjitha këto opinione, qofshin ato pozitive apo negative”. 

(Kosova Sot Online)