“Gjërat po vështirësohen në Barcelonë”

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 23:32
“Gjërat po vështirësohen në Barcelonë”

Ish ylli i Barcelonës, Rivaldo e ka këshilluar Koemanin që të “zgjohet” nga gjumi dhe të shpëtohet sezoni

Barcelona duhet të përmirësohet drastikisht nën urdhrat e Ronald Koeman nëse ata duan ta shpëtojnë sezonin, ka thënë ish ylli i kësaj skuadre Rivaldo.

Skuadra katalonase kalojë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, por humbi 3-0 kundër Juventusit në ndeshjen e fundit duke u kualifikuar si e dyta në grup.

“Për momentin, nuk po shoh që Barcelona po prodhon futboll që mund të fitojë titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, por gjërat mund të ndryshojnë nëse ata arrin ta eliminojnë një kundërshtarë të fuqishëm në 1/8 e finales, pasi që kjo do të rrit vetëbesimin e tyre”, ka shkruar ai në kolumnen e tij në Betfair.

“Shumë kanë filluar të besojnë se a do të jetë në gjendje Barça të arrijë në top katërshe në La Liga në mënyrë që vitin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve”.

“Nëse ata vazhdojnë të përformojnë keq kjo është një mundësi reale. Skuadra nuk është duke luajtur mirë dhe gjërat janë vështirësuar shumë”.

“Është kruciale që ata të zgjohen sa më shpejt që munden dhe të fillojnë paraqitjet e mirë dha rezultatet e mira”.

“Në fund të ndeshjes kundër Juventusit, Antoine Griezmann nuk gjeti shumë arsyetime për humbjen e tyre dhe akuzojë tërë grupin për atë se si u sollën në fushë. Mendoj se ai pati të drejtë në këtë gjë”, shtoi ai.

“Duhet të jeni tërësisht të përkushtuar kur luani me fanellën e Barcelonës – një fanellë plot histori e triumfe – por kjo nuk është duke ndodhur për momentin, të cilën gjë e konsideroj të papranueshme. Nuk është normale ta shikoni Barcelonën duke humbur 0-3 në shtëpi në një ndeshje të rëndësishme”.

Një ndër shqetësimet kryesore të Barçës mbete e ardhmja e superyllit të tyre Lionel Messi, të cilit do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni dhe se ai duket se nuk dëshiron që të nënshkruajë kontratë të re.

(Kosova Sot Online)