Florian Marku ndeshet sonte para meçit kryesor Joshua – Pulev

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 09:40
Florian Marku ndeshet sonte para meçit kryesor Joshua – Pulev

Florian Marku ndeshet sonte para meçit kryesor Joshua – Pulev

Florian Marku do të zbresë sonte në ring në “Wembley Arena”.

Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të jetë njëri nga sportistët që do të zhvillojnë meçe në evenimentin e madh të boksit që zhvillohet sonte (12 dhjetor), ku dueli kryesor është ai ndërmjet Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.

Marku do të ketë punë me Jamie Stewart në “Wembley Arena”, ku raportohet se do të jenë të pranishëm së paku njëmijë tifozë, shkaku i COVID-19 nuk do të mbushet si gjithmonë.

Fillimisht, Marku duhej të përballej me Alex Fearon, por ditë më parë iu ndryshua kundërshtari.

Dje boksierët në fjalë kanë bërë edhe matjet zyrtare të premten dhe janë gati për përballejn që raportohet se mund të nisë nga ora 18:00.

Kujtojmë se meçi kryesor është ai mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev që do të luftojnë për më të mirin e botës, për titujt IBF, WBA, WBO dhe IBO. 

(Kosova Sot Online )