Skandali i mesfushorit anglez, i prish punët edhe me Man Unitedin!

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 12:26
Skandali i mesfushorit anglez, i prish punët edhe me Man Unitedin!

Jack Grealish mund ta ketë rrezikuar shumë me karrierën e tij që të luajë në një klub më të madh në afatin kalimtar të janarit, me Manchester Unitedin që po e monitoronte situatën e 25-vjeçarit.

Jack Grealish është bërë protagonist i një skandali tjetër në Angli, ai është fotografuar me një femër në një dhomë të hotelit.

Nga fotografia e publikuar në rrjetet sociale, kjo femër shihet e zhveshur komplet.

Kjo fotografi me futbollistin e Aston Villws protagonist është bërë virale në rrjetet sociale.

Grealish po zhvillon një sezon pozitiv – gjashtë gola në 10 ndeshje, shtyn edhe një klub si Man United të interesohet për të, por tani për tani s’ka bisedime, pas fotografisë së publikuar.

(Kosova Sot Online )