Conte: Shumë shpejt Eriksen do të lulëzojë!

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 15:32
Conte: Shumë shpejt Eriksen do të lulëzojë!

Antonio Conte doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Cagliarin në Serie A.

Ai është pyetur edhe për situatën e Christian Eriksen, për të cilin janë rritur zërat se do të largohet në afatin kalimtar të janarit. 

Nën drejtimin tuaj janë përmirësuar shumë futbollistë, por Eriksen nuk po ia del?Kush tha që ai nuk është përmirësuar? Ju shihni vetëm ndeshjet, por unë e shoh në tërësi dhe bashkë me stafin tim jemi në dispozicion të të gjithë futbollistëve për t’i ndihmuar dhe për t’i përmirësuar. Ne i trajtojmë të gjithë njësoj, qoftë një 18-vjeçar apo një më i vjetër se Handanoviç. Disa janë përmirësuar më shpejt, ndërsa Eriksen mund të dojë pak më shumë kohë, por shumë shpejt do të lulëzojë edhe ai.

(Kosova Sot Online )