Do të përballet me Mayweatherin – por Logan Paul nokautohet brutalisht nga ylli i UFC-s

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 16:32
Do të përballet me Mayweatherin – por Logan Paul nokautohet brutalisht nga ylli i UFC-s

Logan Paul është duke u përgatitur për meçin me Floyd Mayweather, me këtë të fundit që pranoi të rikthehej nga pensionimi dhe të zhvilonte përballjen.

Youtuberi 25-vjeçar është futur tashmë në botën e boksit, derisa humbjen e parë e shijoi ndaj youtuberit tjetër, KSI.

Derisa po tenton të ngjitet me hapa të shpejtë në boks, Paul do të përballet me Mayweatherin që ka rekordin prej 50 fitoresh dhe asnjë humbje. Mirëpo, në mars të këtij viti, youtuberi kishte marrë në stërvitje yllin e UFC-së, Paulo Costan, që nuk e ndali vetën aspak.

I pamposhturi në MMA u fut në ring për ta stërvitur Loganin, mirëpo takimi mes tyre përfundoi shpejtë, shkaku që ky i fundit u nokautua.Me një goditje të fuqishme, Costa e kishte vënë 25-vjeçarin në dysheme, duke kërkuar më pas ndihmë mjekësore.Mayweather që njihet si një boksier me kondicion dhe me goditje të fuqishme, do e testojë Logan Paulin në atë se çfarë ka mësuar.

Conor McGregor ishte përballur po ashtu në debutimin e tij në boks, mirëpo ishte nokautuar.

 

(Kosova Sot Online )