Zidane nuk përmbahet: Modric dhe Kroos janë f***ing fantastikë

  • A.P /
  • 13 December 2020 - 09:25
Zidane nuk përmbahet: Modric dhe Kroos janë f***ing fantastikë

Zinedine Zidane e ka lartësuar mesfushën e Real Madridit, pas fitores së skuadrës së tij 2:0 kundër Atletico Madridit në derbin e La Ligës të shtunën.

Për trajnerin francez ishte një përfundim i përkryer i javës, pas fitoreve të rëndësishme kundër Sevillës dhe Borussia Monchengladbach.

Luka Modric dhe Toni Kroos i kishin frenat e ndeshjes në dorë për pjesën më të madhe të saj, në një paraqitje mbresëlënëse nga dyshja veterane.

“Kishim për të bërë shumë gjëra. Më rëndësi ishte ta ndryshonim krahun e lojës shpejt dhe hapësirat e gjetëm me diagonale”, tha Zidane pas ndeshjes.

“(Modric dhe Kroos) janë të shkëlqyer. Ata janë të jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

“Jam i kënaqur me tërë ndeshjen, njëlloj si para ca ditësh në Ligën e Kampionëve”, nënvizoi francezi. 

(Kosova Sot Online)