
Lexoni edhe:
Fulham e shokon Liverpoolin
Ronald Koeman nuk pranon të heqë dorë nga titulli në La Liga këtë sezon, pavarësisht se skuadra e tij po e përjeton fillimin më të dobët të sezonit në rreth 30 vjetët e fundit.
Barcelona vuajti për ta mposhtur 1:0 Levanten të dielën në Camp Nou, në një tjetër paraqitje aspak bindëse.
Katalonasve iu desh të prisnin gjatë për ta thyer akullin. Kapiteni Lionel Messi e shënoi golin e fitores dhe rrjedhimisht tri pikëve të rëndësishme për Barçën në pjesën e dytë.
Kjo fitore i ndihmon asaj t’i afrohet liderit të tanishëm të La Ligës, Real Sociedad, në vetëm nëntë pikë.
Fulham e shokon LiverpoolinLexoni edhe:
“Natyrisht se ne mund ta fitojmë (titullin)”, tha Koeman pas fitores së skuadrës së tij kundër Levantes.
“Nëse përmirësohemi dhe kemi më shumë vetëbesim dhe e përmirësojmë efektivitetin para portës, atëherë kemi mundësi! Kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )