Vdes ish-trajneri i Liverpoolit dhe Francës Gerard Houllier

  • S.A /
  • 14 December 2020 - 12:15
Vdes ish-trajneri i Liverpoolit dhe Francës Gerard Houllier

Gerard Houllier, ish-trajneri i Liverpoolit dhe Kombëtares së Francës, ka vdekur sot në moshën 73-vjeçare.

Houllier i udhëhoqi edhe dy klubet e mëdha franceze Paris Saint-Germain dhe Lyon gjatë karrierës së tij të suksesshëm si trajner. Shkaktari i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur.

Houllier ka qenë trajner edhe i Kombëtares së Francës.

Me Liverpoolin, ai e pati një vit shumë të suksesshëm në sezonin 2000/21, kur i fitoi UEFA Cup, FA Cup dhe League Cup.

Pasi u largua nga Liverpooli më 2004, ai i fitoi dy tituj radhazi në Ligue 1 me Lyonin.

(Kosova Sot Online )