Këto janë çiftet e 1/16 në Ligën e Evropës: Real Sociedad – Manchester United kryendeshja

  • S.A /
  • 14 December 2020 - 14:35
Këto janë çiftet e 1/16 në Ligën e Evropës: Real Sociedad – Manchester United kryendeshja

Është hedhur shorti i 1/16 së finales në Ligën e Evropës – garën dytësore evropiane për klube, me Manchester Unitedin që do të përballet me Real Sociedadin në takimin më interesant të kësaj faze.

Arsenali do të përballet me Benfikën, në një tjetër ndeshje interesante, ndërkohë që Tottenhami i Jose Mourinhos ishte me fat pasi shorti i ra me Wolfsberger AC.

Milani do të ballafaqohet me klubin serb Crvena Zvezda, ndërsa Roma me Braga.

Napoli i dyshes shqiptare Elseid Hysaj dhe Amir Rrahamni përballë do ta ketë klubin spanjoll Granada.

Këto janë çiftet e kompletuara të 1/16 së finales. 

Wolfsberger AC – Tottenham

Dynamo Kiev – Club Brugge

Real Sociedad – Manchester United

Benfica – Arsenal

Crvena Zvezda – Milan

Royal Antwerp – Rangers

Slavia Praha – Leicester City

Salzburg – Villarreal

SC Braga – Roma

Krasnodar – Dinamo Zagreb

Young Boys – Bayer Leverkusen

Molde FK – Hoffenheim

Granada – Napoli

Maccabi Tel-Aviv – Shakhtar Donetsk

Lille – Ajax

Olympiacos – PSV

(Kosova Sot Online )