Befason atleti me origjinë nga Rusia, ia siguron Shqipërisë një medalje të artë

  • S.A /
  • 14 December 2020 - 16:17
Befason atleti me origjinë nga Rusia,  ia siguron Shqipërisë një medalje të artë

Atleti me origjinë nga Rusia ia siguron Shqipërisë një medalje të artë

Shqipëria fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës të zhvilluar në Turqi. Ky sukses vjen falë atletit me origjinë ruse, Matvei Petrov, i cili është pajisur me pasaportë shqiptare dhe garon prej disa vitesh për ngjyrat kuqezi.

Ai triumfoi në disiplinën e kaluçit me doreza, ku zuri vendin e parë. Një rezultat i papritur si për sportistin ashtu dhe për Shqipërinë.

30-vjeçari Petrov u tërhoq nga sporti në vitin 2016, pasi nuk arriti të kualifikohej në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Gjithsesi, pasioni për këtë sport dhe fakti se ndihej në formë bënë që ai t’i rikthehej disiplinës së “kaluçit me doreza”, këtë herë për të garuar për Shqipërinë.

Por si u bë Matvei Petrov shqiptar? Ai jeton në Pragë, Republika Çeke, që pas Olimpiadës së Rios, ku punon si trajner në një palestër.

Aty ai u njoh me pronarin e palestrës, një shqiptar, dhe nga këtu lindi ideja për të garuar për Shqipërinë, që u kurorëzua me një medalje të artë në evropianin e gjimnastikës.

Petrov ka marrë prej vitesh lejekalimin nga Rusia dhe është regjistruar e federuar nga Federata Shqiptare e Gjimnastikës, duke i sjellë vendit shqiptar një medalje të artë në Evropian.

(Kosova Sot Online )