Është koha që LDK-ja  ta ndryshon emrin dhe logon, kjo është arsyeja  

Është koha që LDK-ja  ta ndryshon emrin dhe logon, kjo është arsyeja  
Është koha që LDK-ja  ta ndryshon emrin dhe logon, kjo është arsyeja  

Dr. Hysni Aliu

  • 14 December 2020 - 10:19

 Shkruan: Dr. Hysni Aliu

LDK se z. Isa Mustafes, i përshtatet më mirë LDM ose LDV( Lidhja demokratike  mashtruese, ose Lidhja demokratike e Vuçiqit). Unë nuk befasohem me deklarimet e Mustafes, ku ai e sulmon çdokënd që ja hedh në fushë  të zezat e veta të bëra gjatë tërë karrierës së tij komuniste e pastaj i veshur me rroba demokrati.  Ky reagoj dhe i quajti konspiracion edhe raportuesit e PE se, vetëm se e folën të vërtetën për të dhe partinë e tij. Ky ish ministër i Rrahman Morinës, do të përfundon në të njëjtën mënyre si ish punëdhënësi i tij. 

 Këtu në perëndim, njerëzit që marrin titullin akademik, natë e ditë mendojnë dhe punojnë se çfarë trashëgimie do ti lënë popullit të vetë, shkencës dhe shoqërisë në mbarë globin, ndërsa z. Mustafa, natë e ditë punon për ti lënë trashëgimin  materiale familjes dhe klanit të ti kriminal që është i lidhur me Vuçiqin. Është vdekje për së gjalli, kur një njëri largohet nga populli i vetë në mënyrë të turpshme, duke e bërë popullin e vetë të ndjehet i çliruar, aq më tepër kur ka titullin akademik. Por, në realitet, ky që po shkruan e fletë, nuk është z. Isa Mustafa, ky është i shantazhuari i Vuçiqit dhe nëntokës   kriminale, e ai e din këtë më mirë së çdokush tjetër. Ai, duke bashkëpunuar me krimin, ja ka lidhur duart e këmbët vetvetes, andaj do e mbanë këtë qëndrim deri në fund të karrierës së tij, sepse nuk guxon ndryshe. 

Këtij zotërie, i paska mbetur hatri se përse Vjosa Osmani paska vazhduar të jetë kryetare Kuvendi dhe ud. e Presidentit të Kosovës. Në realitet, e vetmja gjë që ka mbetur nga vota e elektoratit të LDK-së të tetorit të kaluar, është te pozitat që fatmirësisht po i mbanë z. Vjosa Osmani. Ajo e bëri atë që e kërkon elektorati i LDK-së, pra mbajti vijat e kuqe për PDK- në. Ju, natyrisht do ta shkarkonit z. Osmani nga  ajo pozitë, siç bëtë me z. Kurti, por fatmirësisht, nuk gjetët mekanizmat për ta bërë atë. Largimi i z. Thaçi, në mënyrën më të turpshme të mundshme nga Kosova, ka qenë një thyerje përfundimtare për z. Isa Mustafën, dhe rënia e perandorisë së tyre është e pashmangshme. Rënia dhe largimi përfundimtari i tij nga jeta politike, që nuk do të jetë i largët, do ti jap frymë Kosovës dhe LDK-së Rugoviane. 

Të jeni të sigurt që, rënien e tij me perandorinë që ai përfaqëson do ta feston e gjithë Kosova, ajo do të jetë një lindje dielli, do të jetë një pranverë, dhe një fillim i ri për shpresat e këtij populli. Do të jetë, një largim i mashtrimit akademik, një largim i turpit dhe sundimit kriminal, një shembje e robërimit të një populli të tërë. Të vetmit që do të ndiejnë dhembje për largimin e tij do të jenë Vuçiqi dhe nëntoka e Kosovës. Unë besoj që shpalosja e të zezave të  këtij njeriu, ashtu siç u bë me Grujevskin e Maqedonisë së veriut, do të ishte dhurata më e mirë për popullin e Kosovës para Krishtlindjeve.

Do të ishte një largim de fakto i regjimit të vizave për Kosovarët, sepse ky njeri me klanin e ti po e mbanë një popull të tërë të njollosur, duke ja njollosur shtetin dhe institucionet shtetërore. Këta që po vjedhin milionat e buxhetit me transferim bankare për firmat ama, nuk munden kurrë të fitojnë besimin e BE-se dhe liberalizimin e vizave. 

Sa i përketë  z. Vjosa Osmani, dua të them, që ajo është krenaria e këtij populli dhe një intelektuale e politikane që artiti ti qëndroj përballë gjithë kësaj furtune kriminelësh që nuk lënë  gjë pa bërë , çdo ditë të re, për ta njollosur e përdhosur figurën  e saj,  por pa sukses. Nëse ekziston një grua e hekurt në Ballkan, ajo është z. Vjosa Osmani, nëse ekziston një burrë i hekurt në Ballkan, ai është z.Albin Kurti. Këta dy individ, janë duke e përfaqësuar luftën e hekurt të popullit më të vuajtur në Ballkan. 

 Unë besoj që, LDK- ja, duhet të gjej forcën ta largon nga vetvetja një trup të huaj siç është z. Isa Mustafa, një kancer i LDK- së, që e shtriu këtë parti rrafsh për toke, duke njollosur  çdo gjë që lidhet me ketë parti dhe historikun e saj. Largimi i z. Mustafa nga posti që dhunshëm e mori dhe dhunshëm po e mban, do i jepte mundësinë LDK- së të kthehet te vetvetja dhe njëherësh figurave të ndritura të sajë të kthehen në origjinën e vetë.   LDK , nuk ka nevojë ta ndërroj trupin, por ta shëroj trupin nga kanceri.

LDK , nuk ka nevojë ta krijoj një identitet të ri, pore ka nevojë ta kthej identitetin e vjetër sepse identiteti i saj u tjetërsua. Në vend që mendjet më të ndritura të largohen nga partia e elektorati të shkon tek partitë tjera, unë besoj që, ata duhet të luftojnë për ti larguar robëruesit e partisë, por  këtë, atë mund ta bëjnë të gjithë së bashku, elektorati me intelektualët  e pastër të LDK-së e  jo një apo dy individ vetëm siç ka qenë rasti deri më tani.  Kjo duhet të ndodhë shpejtë dhe tani, e jo të zgjatet me muaj e vite sepse kanceri vret!

Z. Isa Mustafa, në LDK është duke përdorur të njëjtën metodologji sikurse Millosheviqi që përdori me Kosovën, pra Millosheviqi deshi ti largoj tërë shqiptarët nga Kosova, në mënyrë që përfundimisht Kosova të jetë e tij, edhe z. Isa Mustafa, po përjashton figurat që nuk i nënshtrohen krimit, duke mbajt pushtetin për vete. Kjo është një analogji jo e rastësishme.

Po të mos kishte rezistuar populli i Kosovës, sot Kosova do ishte e Serbisë, dhe po të mos ndihmonte faktori ndërkombëtarë, Kosova s’ do e mposhte Serbinë, andaj them që LDK-se i nevojitet përkrahje nga jashtë. 

 Në mjekësi, trupat e huaj eliminohet me operim, në mënyrë që  trupi i huaj të mos arrin  ta shkatërron tërë organizmin.  Apo, shembulli tjetër, në vend që e tërë familja  të del nga shtëpia sepse në familje ka një kriminel, është tërësisht e logjikshme që krimineli  të dërgohet në burg, në mënyrë që familja të vazhdon jetën në mënyre normale.

Kjo është sipas mendimit tim, rrjedhja logjike e gjërave, dhe kjo nuk mundë të bëhet pa përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtare, e posaçërisht Gjermanisë e  SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Pra, LDK ka nevojë për përkrahje nga jashtë, në mënyrë që të lirohet nga robëruesi i quajtur Isa Mustafa, sepse ai i ka rrënjët thellë, që nga Moska e largët, tek Beogradi e më tutje. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".

ë