Zidane e lë në shtëpi Casemiron, Hazard dhe Odegaard ende nuk janë gati

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 20:40
Zidane e lë në shtëpi Casemiron, Hazard dhe Odegaard ende nuk janë gati

Casemiro nuk do të luajë të martën mbrëma në Di Stefano kundër Bilbaos. Hazard dhe Odegaard vazhdojnë të mungojnë, ashtu si Mariano dhe Jovic.

Zinedine Zidane ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen që Real Madridi do ta zhvillojë të martën nga ora 22:00 në “Alfredo Di Stefano” me Athletic Bilbaon.

Bie në sy mungesa e Casemiros.

Pasi shënoi gol në derbi, Zidane e ka shpërblyer me pushim, duke mos e ftuar për sfidën e radhës në La Liga, ani pse nuk parashikohet lojë e lehtë për Los Blancos, pavarësisht formës që po kalojnë.

(Kosova Sot Online)