Khedira e konfirmon zyrtarisht se po largohet nga Juventusi

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 23:22
Khedira e konfirmon zyrtarisht se po largohet nga Juventusi

I ka ardhur fundi aventurës së Sami Khedira me fanellën e Juventusit.

Lojtari është jashtë planeve të Andrea Pirlos dhe tani ka konfirmuar se në janar do të ndërrojë skuadër.

Atë e duan në Premierligë, Evertoni dhe në Bundesliga, Stuttgarti, ku ka luajtur në periudhën 2006/2010.

“Kam kaluar një periudhë të vështirë, me dëmtime të shumta dhe së fundi jam jashtë skuadre, ndonëse jam rikuperuar dhe po stërvitem me intensitet. Besoj se në janar do të gjej një tjetër klub, pasi mezi pres të zbres në fushë për të luajtur”, u shpreh gjermani.

“Flas shpesh me Ancelottin dhe ai e di mirë situatën në të cilën ndodhem”.

“Nuk do ta përjashtoja një mundësi transferimi te Everton, por do të më pëlqente edhe një rikthim te Stuttgart, pasi kam kujtime shumë të bukura dhe më josh ideja të luaj me futbollistë të rinj”. 

(Kosova Sot Online)