Ylli i Milanit merr vendim të prerë, thotë se nuk dëshiron te kthehet në Real Madrid

  • S.A /
  • 15 December 2020 - 11:36
Ylli i Milanit  merr vendim të prerë, thotë se nuk dëshiron te kthehet në Real Madrid

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, ka thënë se nuk e imagjinon veten duke u rikthyer në Real Madrid.

23-vjeçari ka treguar aftësi të jashtëzakonshme që prej transferimit te kuqezinjtë për 20 milionë euro.

Hernandez i ka zhvilluar 54 ndeshje duke kontribuar me 10 gola dhe nëntë asistime në të gjitha garat dhe thotë se nuk beson se do të kthehet më në kryeqytetin spanjoll.

“Unë nuk e di nëse ata ishin penduar për largimin tim nga Madridi”, tha ai.

“Kam arritur shumë i ri në Real dhe nuk kam marrë minuta, ishte e komplikuar sepse nuk kisha besimin që kam tani.”

“Që kur kam ardhur në Milano, jam duke kaluar mirë. Nuk e shoh veten të kthehem në Real”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online )