Këndellët Dortmundi

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 22:33
Këndellët Dortmundi

Borussia Dortmund është këndellur me në fund duke fituar kundër Werder Bremenit të Rashicës dhe duke u kthyer përsëri në top-4 të Bundesligës gjermane. Një penallti kontraverse për Dortmundin e akorduar në minutën e 79-të e ka shpëtuar skuadrën e Favre nga humbja

Borussia Dortmund me në fund është këndellur.

Skuadra e Lucas Favre ka fituar sonte në Wesserstadion në Bremen me rezultat 2-1  duke grumbulluar për 12 xhiro në Bundesligë 22 pikë.

Dortmundi e fillojë shumë mirë këtë ndeshje dhe arriti që të shënojë që në minutën e 12-të te ndeshjes.

Guerreiro do të shënonte një gol të bukur për mysafirët.

Por, pas golit vendasit filluan të këndellen dhe të kërkojnë barazimin dhe atë e gjejnë në minutën e 29-të ku shënon Kevin Mohwald.

Në pjesën e dytë ishte Borussia Dortmund që do ta kërkonte golin dhe ai erdhi pasi në minutën e 79-të u akordua një penallti kontraverse për Dortmundin.

Marco Reus do të dështonte që ta shënonte këtë penallti por nga topi i kthyer ai do ta kalonte në epërsi skuadrën e Borussia Dortmund që nuk dinte për fitore që tri xhiro në Bundesligë.

Kjo fitore e dërgon Dortmundin në vendin e katër të Bundesligës gjermane dhe ka 3 pikë më pak se lideri, Bayer Leverkusen por që ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Dortmund pas dy dite do të përballet me skuadrën e Union Berlin, e cila është në vendin e gjashtë.

(Kosova Sot Online)