Guardiola zemërohet keq me lojtarët e vet, pas barazimit të Man City me West Brom

  • S.A /
  • 16 December 2020 - 09:37
Guardiola zemërohet  keq me lojtarët e vet, pas barazimit të Man City me West Brom

Pep Guardiola mbeti i mllefosur me mundësitë e humbura nga lojtarët e vet në barazimin e Manchester City 1:1 kundër West Brom të martën.

City kaloi në epërsi pas gjysmë ore lojë në takimin e Premierligës përmes Ilkay Gundogan në Etihad.

Por vizitorët e barazuan rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë, kur goditja e Semi Ajayi përfundoi në rrjetën e portës së Ederson.

Skuadra e Guardiolës e mbizotëroi plotësisht pjesën e dytë dhe i pati 26 tentime në portë gjatë ndeshjes, edhe pse vetëm shtatë prej tyre ishin brenda kornizës së saj, derisa West Bromi e pati vetëm një goditje brenda kornizës së portës së City.

Guardiola u zhgënjye me dështimin e lojtarëve të vet për ta fituar këtë ndeshje dhe tha se ata nuk e kanë luksin të lëshojnë pikë në shtëpi në ndeshje të tilla.

“Në pjesën e parë nuk krijuam shumë, ata vendosën shumë lojtarë në mbrojtje. Në pjesën e dytë bëmë gjithçka por thjesht nuk ia dolëm të shënonim”, tha Guardiola për Amazon.

“Ne krijuam mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen, 26 goditje mendoj, duhej thjesht ta fusnim topin në rrjetë. Ne duhet t’i fitojmë ndeshjet si kjo. Ne e dimë këtë, po lëshojmë pikë. Këto janë ndeshje që duhet t’i fitojmë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )