Ish-gjyqtari spanjoll: Bilbaos iu mohua një penallti kundër Real Madridit, Garcia e meritoi të kuqin

  • S.A /
  • 16 December 2020 - 10:12
Ish-gjyqtari spanjoll: Bilbaos iu mohua një penallti kundër Real Madridit, Garcia e meritoi të kuqin

Ish-gjyqtari spanjoll: Bilbaos iu mohua një penallti kundër Real Madridit, Garcia e meritoi të kuqin

Ish-gjyqtari spanjoll, Juan Andujar Oliver, vlerëson se Athletic Bilbaos iu mohua një penallti dhe se Luis Garcia e meritoi kartonin e kuq në humbjen kundër Real Madridit të martën në La Liga.

Gjyqtari i ndeshjes Real Madrid – Athletic Bilbaco i Gil Manzano pati 13 minuta të parë të vështirë të martën në Alfredo Di Stefano, kur Inaki Williams u rrëzua në zonën e Realit dhe kërkoi penallti dhe më pas Garcia bëri ndërhyrje të ashpër në Toni Kroos.

Williams u rrëzua nga presioni i Dani Carvajal kur u përpoq të gjuante në portë dhe sipas Andujar Oliver, tani ekspert i referimit në të përditshmen spanjolle MARCA, Manzano është dashur të jepte penallti në favor të Bilbaos. 

“Nga këndi i tretë ne mund ta shohim se Carvajal e shtyu lojtarin e Athletic, i cili e humb baraspeshën si pasojë. Gil Manzano është dashur të jepte penallti”, tha Andujar.

Manzano e vazhdoi lojën, megjithatë, dhe Raul Garcia ndërhyu ashpër ndaj Toni Kroosit pak çaste më vonë, pasi tashmë e kishte marrë një karton të verdhë për një ndërhyrje tjetër ndaj mesfushorit gjerman në minutën e tetë.

“Lojtari i Athletic e shkeli në këmbë gjermanin dhe e meritoi kartonin e dytë të verdhë”, tha Andujar

(Kosova Sot Online )