Iniesta s’e ka ndërmend të pensionohet, pavarësisht lëndimit

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 14:07
Iniesta s’e ka ndërmend të pensionohet, pavarësisht lëndimit

Andres Iniesta nuk heq dorë nga futbolli i luajtur pavarësisht një dëmtimi të rëndë i është nënshtruar një operacioni.

Iniesta i cili ka kontratë deri në janar deri të vitit të ardhshëm me shumë gjasa do të rinovojë me Vissel Kobe për të paktën edhe një vit.

Një tendinë e këputur ishte problemi i mesfushorit spanjoll, që ka bërë ndërhyrjen kirurgjikale dhe do të qëndrojë katër muaj jashtë fushave të blerta.

36-vjeçari do të humbasë fazën përgatitore dhe muajin e parë në nisje të kampionatit të ri që do të nisë pas diçka më shumë se 2 muajsh.

Japonezët e Vissel Kobe shpresojnë që gjithçka të shkojë sipas planit dhe Iniesta të kthehet në fushën e blertë sa më shpejt. Spanjolli u dëmtua në ndeshjen e Asian Champions League, kundër Suwon Samsung.

Mesfushori numëron më shumë se 60 ndeshje në kampionatin japonez dhe ka shënuar 13 gola ndërsa në maj të vitit të ardhshëm do të mbushë 37-vjeç.

(Kosova Sot Online)