Erikseni i përgjigjet ofertave nga Manchester United dhe Arsenal

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 15:39
Erikseni i përgjigjet ofertave nga Manchester United dhe Arsenal

Christian Eriksen e ka hedhur poshtë mundësinë t’i bashkohet Manchester Unitedit apo Arsenalit, megjithëse po e kërkon largimin nga Interi në janar.

Arsyeja e refuzimit të ofertave nga dy gjigantët e Premierligës është se mesfushori danez e parapëlqen Paris Saint-Germainin.

Erikseni ka qenë titullar në vetëm pesë ndeshje për Interin deri tani këtë sezon, për shkak se trajneri Antonio Conte shpesh parapëlqen të luajë me formacion 3-5-2 pa mesfushori sulmuesi siç është ish-ylli i Tottenhamit.

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, e pranoi muajin e kaluar se danezi mund të largohet në janar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, 28-vjeçari i ka disa oferta për t’u larguar nga Interi dhe prioriteti i tij është pikërisht ky, duke qenë se dëshiron të luajë më shumë.

PSG-ja, Manchester Unitedi dhe Arsenali janë të interesuara për të, por Erikseni e parapëlqen kalimin në kryeqytetin francez.

(Kosova Sot Online)