Dortmundi ta transferojë Origin ose Icardin

  • A.P /
  • 16 December 2020 - 17:09
Dortmundi ta transferojë Origin ose Icardin

Legjenda e Gjermanisë, Stefan Effenberg beson se do të ishte “fatale: nëse Dortmundi dështon që ta transferojë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janar

Drejtori sportiv i klubit nga Bundesliga, Michael Zorc ka thënë se ata do të shikojnë për një sulmues në dimër pasi që mendojnë se është herët që në skuadër të luajë startues i riu 16 vjeçar, Youssoufa Moukoko.

Por, ish mesfushori i Bayern Munich, Effenberg beson që do të ishte gabim dhe mendon që ata duhet të shikojnë ta transferojnë Divock Origi apo Mauro Icardi.

“Kam shkruar muaj më parë që ata duhet të nënshkruajnë me një sulmuesi sikurse Mario Mandzukic. Aksidentalisht, ai do të ishte gati pasi që është pa klub që një vit e gjysmë. Edhe nëse ai nuk është gati, ai do të ndihmonte shumë për 20 apo 30 minuta”, ka shkruar ai në kolumnen e tij për T-Online.

“Dy kandidatët e tjerë për këtë afat të dimrit, s’paku si huazim deri në fund të sezonit janë: Divock Origi nga Liverpool apo Mauro Icardi  nga PSG”.

“Kështu, deri me tani këtë sezon  ata nuk kanë luajtur ndonjë rol për skuadrat e tyre dhe shumicën e kohës ndeshjet i kanë përcjell nga tribunat, por ata mund t’i tregojnë aftësitë e tyre te Dortmund dhe atë shumë shpejt”. 


(Kosova Sot Online)