Barcelona pret në shtëpi Real Sociedadin, startojnë Messi e Januzaj

  • A.P /
  • 16 December 2020 - 20:41
Barcelona pret në shtëpi Real Sociedadin, startojnë Messi e Januzaj

Barcelona e pret sonte në shtëpi skuadrën e Real Sociedadit

Skuadra e Ronald Koeman hynë në këtë ndeshje pas fitores së ngushtë kundër Levantes 1-0 në vikend.

Në anën tjetër Real Sociedad ka startin më të mirë të bërë ndonjëherë në La Liga pasi që është në pozitën e parë me 26 pikë nga 13 xhiro të luajtura dhe barazoi ndeshjen e fundit kundër Eibar.

Për Barcelonën sonte ka startuar nga fillimi Messi, Griezmann dhe Braithëaite, ndërkaq për Real Sociedad edhe në këtë ndeshje Adnan Januzaj do të luajë nga fillimi.

Barcelona për momentin është në vendin e tetë me 17 pikë. 

(Kosova Sot Online)