Lewandowski hero i Bayernit në fitoren kundër Wolfsburgut

  • A.P /
  • 16 December 2020 - 22:31
Lewandowski hero i Bayernit në fitoren kundër Wolfsburgut

Robert Lewandowski ka shënuar dy gola në Allianz Arena, derisa Bayern Munchen u kthye të fitoret pas barazimit kundër Union Berlin në vikend. Lewandowski ishte hero i kësaj ndeshje pasi që shënoi të dy golat për kampionët e Gjermanisë

Bayern Munchen ka shënuar një fitore të rëndësishme sonte, ku ka mposhtur me rezultat 2-1 skuadrën e Wolfsburgut.

Pjesa e parë nisi më mirë për mysafirët të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 5-të te ndeshjes.

Ishte një gol i shënuar nga Philipp që shënoi me asistimin e Mbabu.

 

Wolfsburg arriti që të mbrohet mirë në 40 minutat në vazhdim, por në minutën e parë shtesë të pjesës së parë Lewandowski do ta barazonte rezultatin duke shënuar një gol të bukur me kokë.

Kështu, në pushim skuadrat do të shkonin me rezultat të barabartë 1-1.

Në pjesën e dytë ishte Bayern Munchen që shënoi gol në minutën e 5-të dhe përsëri ishte Lewandowski që shënoi për ta përmbysur rezultatin në 2-1.

Minutat në vazhdim ishin më të mira për bavarezët që vazhdimisht kërkonin golin e tretë të sigurisë.

Por, gol më nuk pati dhe Bayern siguron tri pikët e radhës që megjithatë nuk e dërgojnë atë në vend të parë pasi që Bayer Leverkusen shënoi fitore 0-4 kundër Kolnit në po të njëjtin orar në Bundesligë. 


(Kosova Sot Online)