Liverpool fiton me klas kundër Tottenham, merr kreun e Premier Ligës

  • A.P /
  • 16 December 2020 - 23:09
Liverpool fiton me klas kundër Tottenham, merr kreun e Premier Ligës

Liverpool e ka mposhtur me rezultat 2-1 Tottenham për ta marrë kreun e Premier Ligës në Angli. Salah dhe Firmino shënuan për Liverpoolin kurse për Tottenham shënoi Son. Kjo fitore e dërgon në krye të Premier Ligës Liverpoolin me 28 pikë, 3 më shumë se Tottenham në vendin e dytë me 25 pikë

Liverpool ka fituar ndoshta ndeshjen me të rëndësishme të këtij sezoni duke e mposhtur rivalin direkt për titull në Premier Ligë, Tottenham.

Deri në xhiron e 13 Tottenham ishte lider në ligë duke lënë pas Liverpoolin dhe atë në saj të golëdallimit pasi që të dyja skuadrat kishin nga 25 pikë.

Pjesa e parë filloi me një dominim total të Liverpoolit në të gjitha repartet dhe goli i parë për ta do të shënohej në minutën e 26 me anë të Salah, i cili pasi goditi topin ai u devijua nga Dier dhe përfundoi në rrjetë të Lloris.

Por, Tottenham u kthye shpejt në lojë dhe barazoi rezultatin në minutën e 33-të edhe pse me një gol shumë të dyshimtë të Son që u mendua që është në pozitë jashtëloje.

Pjesa e dytë filloi përsëri me dominim të Liverpoolit, por Kane u tregua i rrezikshëm dhe përpak sa nuk shënoi në fillim të pjesës së dytë.

Pas këtij rasti Liverpool pothuajse e dominoi takimin dhe Spurs herë pas here tentonte të dilte para dhe të shënonte gol me anë të kundërsulmeve.

Kur u mendua që ndeshja do të përfundonte barazim, në skenë doli Firmino që bëri një shkëputje mbi mbrojtjen e Spurs për të shënuar gol me kokë nga krosimi i Robertson në minutën e 90-të.

Ky gol i dha fitoren Liverpool që pas xhiros së 13-të merr vendin e parë me 28 pikë duke lënë në vendin e dytë skuadrën e Tottenham që tani ka vetëm 25 pikë.

(Kosova Sot Online)