Mourinho ankohet kundër Kloppit: Ai i pasjellshëm, mua më përjashtojnë nëse sillem si ai

  • S.A /
  • 17 December 2020 - 10:25
 Mourinho ankohet kundër  Kloppit: Ai i  pasjellshëm, mua më përjashtojnë nëse sillem si ai

Sjellja e Jurgen Klopp në vijën anësore e ka bezdisur Jose Mourinhon në fitoren e Liverpoolit 2:1 kundër Tottenhamit të mërkurën.

Trajneri i Spurs thotë se sikur ai vetë të sillej si homologu i tij, nuk do t’ia hidhte pa u ndëshkuar.

Trajneri i të kuqve Klopp ishte tejet gjallëruar gjatë ndeshjes së luftuar fort në Anfield, e cila u vendos nga goli i Roberto Firminos në minutën e 90-të.

“Nëse unë do të kisha bërë sjellje të njëjtë si ai, nuk do të kisha shanse të qëndroja aty. Do të më kishin përjashtuar pas një minute”, tha Mourinho për Amazon Prime.

Kur u sugjerua se Klopp ishte thjesht i gjallëruar, Mourinho tha: “Vërtet, atë e quani gjallërim?”

“Gjyqtarët e lejojnë atë të sillet siç t’i dojë qejfi. Nuk është problemi im. Ndihem i trishtuar për këtë sepse unë nuk mund të sillem siç dua”, shtoi ai

(Kosova Sot Online )