Juve nis punën për Paul Pogbën, kontakton Raiolën

  • A.P /
  • 17 December 2020 - 17:05
Juve nis punën për Paul Pogbën, kontakton Raiolën

Juventusi e do me çdo kusht Paul Pogbën.

Juventusi ka nisur bisedimet me agjentin Mino Raiola për rikthimin e Paul Pogbasë në Torino.

Aventurës së francezit me Manchester Unitedin po i vjen fundi dhe do t’i pëlqente një rikthim te ‘Zonja e Vjetër’, edhe pse nuk e ka mohuar asnjëherë se dëshiron të luajë në Real Madrid.

Por, kjo dëshirë nuk iu realizua as në vitin 2019, as në vitin 2020 kur shpërtheu pandemia, dhe ndoshta opsioni më i mirë është atje ku e duan, ku e njohin dhe ku u zhvillua si lojtar, Juventusi.

Ai ka luajtur me fanellën e klubit italian 178 takime, ka shënuar 34 gola.


(Kosova Sot Online)