Liverpooli synon transferimin e Renato Sanches si zëvendësues të Wijnaldum

  • S.A /
  • 18 December 2020 - 09:28
Liverpooli synon transferimin e Renato Sanches si zëvendësues të Wijnaldum

Georginio Wijnaldum ka paralajmëruar se do të largohet nga Liverpooli gjatë vitit 2021.

Mesfushori holandez është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj. Megjithatë ende nuk dihet nëse holandezi do të largohet nga The Reds gjatë afatit kalimtar të janarit apo në verë si transferim i lirë. Por trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp tanimë ka gjetur pasardhësin e Wijnaldum në Anfield.

Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mesfushorit portugez Renato Sanches i cili ka rilindur në Ligue 1 me Lillen. 23-vjeçari po kalon formë shumë të mirë në dy sezonet e fundit dhe shihet nga Klopp si zëvendësuesi adekuat për Wijnaldum.Sipas medieve angleze Liverpool është gati të shpenzojë deri në 40 milionë euro për transferimin e portugezit në Anfield.

(Kosova Sot Online )