Klopp tregohet i madh: “Mendoja se Flick do të fitojë”

  • G.G /
  • 18 December 2020 - 15:25
Klopp tregohet i madh: “Mendoja se Flick do të fitojë”

Jurgen Klopp mendon se çmimi ‘The Best’ për trajnerin më të mirë të vitit 2020, është dashur të shkojë për Hansi Flick.

Trajneri i Bayern Munich fitoi gjithçka që mund të fitohet dhe ishte kandidat për çmimin e më të mirit në FIFA, që në fund iu dha Kloppit.

Megjithatë, trajneri i Liverpoolit tashmë e kishte në mendje se kush sipas tij, do të ishte fituesi.

“Mendoja se Hansi Flick do të fitonte TheBest”, tha Klopp.

“Nëse më pyesni nëse jam trajneri më i mirë në botë… të them JO”

(Kosova Sot Online)