Koeman: Atmosferë shumë pozitive në Barça

  • A.P /
  • 18 December 2020 - 20:06
Koeman: Atmosferë shumë pozitive në Barça

Katalunasit kanë treguar një formë tepër jo stabile në La Liga por trajneri i tyre, Ronald Koeman ka thënë se atmosferë pozitive gjithmonë ka pasur në mesin e lojtarëve të tij

Ronald Koeman insiston se ka atmosferë në zhveshtoren e Barcelonës dhe kjo atmosferë pozitive është e tillë që në fillim të këtij sezoni.

Barça është gjashtë pikë më poshtë se liderët Atletico Madrid në La Liga por ata kanë pësuar 4 humbje nga 12 ndeshjet e para në ligë me Koeman, i cili e zëvendësoi Quique Setien në fund të sezonit të kaluar.

Barcelona është mposhtur nga rivalët e tyre Real Madrid dhe Atletico si dhe kanë dy humbje befasuese nga Getafe dhe Cadiz.

Por, Barça ka marrë një fitore të rëndësishme prej 2-1 kundër Real Sociedadit në mesjavë dhe Koeman thotë se këto fitore e kanë përmirësuar atmosferën në skuadrën e tij.

“Gjithmonë kam parë atmosferë të mirë, pavarësisht kur kemi humbur ndeshje. Por është me lehtë kur keni një atmoferë të mirë kur fitoni”, tha Koeman para ndeshjes së të shtunës kundër Valencia.

“Jemi mirë edhe në ndeshjet kur nuk kemi posedim. Ndonjëherë varet edhe nga kundërshtari, por nëse ju luani shumë me topa të gjatë nuk mund të bëni presion”.

“Ndeshja është e mirë kur i bëni presion kundërshtarit. Ne ja kemi dalë mirë. Ne kemi dëshirë që të kemi energji dhe të bëjmë presion. Varët nga kundërshtari, por ne gjithmonë dëshirojmë që të dominojmë dhe të luajmë mirë, ndonjëherë funksionon, ndonjëherë jo”.

(Kosova Sot Online)