Salah: “Ajo çfarë kanë bërë Messi dhe Ronaldo është e pabesueshme”

  • S.A /
  • 19 December 2020 - 09:44
Salah: “Ajo çfarë kanë bërë Messi dhe Ronaldo është e pabesueshme”

Salah ka duartrokitur punën e Messit dhe Ronaldos për më shumë se një dekadë, ku kanë shënuar qindra gola, kanë duruar qindra asiste dhe kanë fituar dhjetëra trofe.

Mohamed Salah ka vetëm fjalë të mira për dyshen që kanë dominuar në botën e futbollit për më shumë se një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për AS, Salah u pyet nëse ka lojtarë që mund të zënë vendet e Messit dhe Ronaldos kur këta të fundit t’i varin atletet.

Edhe përkundër se thotë që ka lojtarë të mirë rrotull, Salah nuk beson të ketë si Leo dhe CR7.

“Është e vështirë të thuash ky apo ai. Tani ka lojtarë të shkëlqyeshëm, por ajo që ata kanë bërë për futbollin ka qenë e pabesueshme. Po, emri juaj mund të përmendet, por unë mendoj se ajo që ata kanë bërë për futbollin ishte e mrekullueshme dhe ka disa lojtarë që mendoj se edhe ata po shkojnë rrugës së mirë”, u shpreh Salah. 

(Kosova Sot Online )