Moukoko vazhdon të shkruajë historinë në Bundesliga

  • S.A /
  • 19 December 2020 - 10:11
Moukoko vazhdon të shkruajë historinë në Bundesliga

Borussia Dortmund bie sërish, këtë herë me rezultatin 2-1 ndaj Union Berlin në transfertën kryeqytetase, duke konfirmuar se është po ajo skuadra me oshilacione që është shfaqur edhe gjatë viteve të fundit.

Ndonëse e nisën me pretendimin për t’u shpallur kampionë, verdhezinjtë kanë pësuar 5 humbje në 13 ndeshje dhe pikërisht për mungesë rezultatesh një javë më parë u shkarkua edhe trajneri Lucien Farve, ndaj skuadra aktualisht drejtohet nga Terzic.

Pas një pjese të parë me pak raste për shënim, Union Berlin zhbllokoi sfidën në minutën e 57’ me anë të Awoniyi, por Borussia Dortmund reagoi shumë shpejt dhe vetëm tre minuta më vonë riktheu baraspeshën me anë të sulmuesit të talentuar Yousufa Moukoko.

Ky i fundit disa ditë më parë u bë lojtari më i ri që debuton në kampionatin gjerman, ndërsa sot u bë futbollisti më i ri që shënon një gol në Bundesligë, pasi është vetëm 16 vjeç e 28 ditë.

(Kosova Sot Online )