Buffon mendon tri katër herë për gabimin me Manchester United

  • A.P /
  • 19 December 2020 - 17:29
Buffon mendon tri katër herë për gabimin me Manchester United

Gigi Buffon thotë se mendon për gabimin e tij kundër Manchester Unted, tri deri katër herë në javë, megjithatë thotë se “nuk do ta bënte atë poqë së do të ishte në Juventus.

Buffoni kaloi një sezon në PSG, sezonin 2018-19 dhe gabimi i tij në ndeshjen e kthimit në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester United i kushtoi gjigantëve të Ligue 1 me kualifikim.

“Mendoj për këtë tri apo katër herë në javë”, tha Buffon për L’Equipe.

“E  fajësoj vetveten për këtë gabim të pabesueshëm, një gabim që e bëra më tërë këtë përvojë e që nuk është dashur ta bëj. Mentalisht, atë natë, nuk isha i njëjti Gigi. Për shkak të koncentrimit tim dhe si ju qasa ndeshjes”.

“Nuk kisha fuqi dhe energji që po përgatitemi për një ndeshje shumë të lehtë. Ndosht, e bëra sepse nuk desha të jem plaku që i bërtas të gjithëve. Nuk thashë: Hey djema, ne nuk jemi aty ku duhet. Në Juventus kjo gjë nuk do të ndodhte. Isha i sigurt se në atë sezon do të kalonim në finale”. 

(Kosova Sot Online)